“Lulja që mbin në gurë…Sheqere Sina


“LULJA QÈ MBIN NÈ GURÈ

ZHARDHOKU S”VDES KURRÈ “

Lulja që mbinë në gurë.

Nga dimri nuk thahet kurrë.

Rrënja e saj nuk zhduket asnjëherë.

Ajo çel e lulëzon në çdo pranëverë.

Lulja e malit lulëzon në çdo vend.

Në atë natyrë ajo bën kuvend.

Si xixëllonjë ndriçon anë e kënd.

Në çdo shkëmbë ajo mbretëron.

Lulja me lulen bisedon.

Me zambakun pjalmin pllenon.

Pllajat e brigjet zbukuron.

Në atë shkëmb qëndron një sorrë.

Që përpin lulen e gjorë.

Lule malit e vetmuar .

Prapë është për tu shtuar .

Pret zambakun për tu çiftuar.

Shkoni shikoni e mos harroni.

Lulen e malit prap do i shtoni.

Zhardhoku i saj atje nën gurë.

Shtohet dhe nuk vdes kurrë.

Si tradit mbin në çdo mur.

Lulja që mbin në gurrë.

Nga erërat s thahet kurrë.

Rrënjët janë ngulur thellë në shkëmb .

Dimër verë bën kuvënd.Lulja e shpatit si thikë.

E rritet në shkëmbë pa frikë.

Nga gjaku i luftëtarëve vaditur.

Nga lutërat e pa drobitur.

Dimri egër lulen than.

Shkëmbi rrënjën e njomë ruan.

Lulja prap ripëtërihet.

Mbi shkëmbinj ajo ngrihet.

Çel burbuqet e lulëzon.

Sa vjen pranëvera kundërmon.

Lulja e malit prap lulëzon.

Farën në shkëmb e lëshon.

Shkëmbin kurrë se harron.

Mbi të si xixëllonjë ndiçon.

Farën e saj era shpërndan.

Mbretëri shkëmbin kanë.

Lulja femërore aty jeton

Me shkëmbin ajo kuvendon.

Me zambakun lidh dashni.

E më shumë shtojnë pjellori.

Tokë e qiell e verbojnë.

Faqet malit ja hijeshojnë.

Lule malit nuk njeh frikë.

Nga e keqja don me ik.

Zoti gjëmba i ka dhuruar.

Grabitqarët për ti larguar.

Zoti për rrënjën mendoi.

Që kjo lule në shekuj të ekzistoi .

Mos e ngacmoni lulen e gjorë.

Merrini erë e mbajeni në dorë.

Lule me zambakun kanë shoqni.

Të dy kanë lidh dashuri.

Rrëzë shkëmbit ka mbirë.

Një dorë dhe mbi gur e lirë.

Thahet në dimër çel në behar.

Ndaj ajo është lule rrallë.

Fut zhardhokun thellë në gurë.

Ndaj nuk plaket ajo kurrë.

Vjen pranvera çel përsëri.

Lindin filizat e rinj.

Ndaj shkoni në malsi .

Ju o lule djem të rij.

Lulja e malit ka aromë.

Jetën juve ua lulëzon.

Autore :Sheqere Sina