Lulja tek avllia-Bilbil Murataj


Lulja tek avllia

Dy gonxhe lëshuar,

Njera gjithë gaz,

Tjetra zemëruar,

Nga e njëjta rrënjë,

Nga i njëjti soj,

Njëra gjak e kuqe,

Tjetra verdh si ftoi,

Njera dashuruar

Me komshinë përballë,

Tjetra pret bandillin,

Që të shuaj mallë,,

Njerës i vjen çdo ditë

E përkëdhel djali,

Tjetra zemërthyer

I mban sytë nga mali,

Fati i buzëqeshi

Edhe gonxhes tjetër,

Që nga mali zbret

Bandilli si ketër,

Lules nuri i qeshi,

I erdhi ai që deshi,

Dy gonxhe me dy bandillat,

Hapën krahët si trëndafilat.