Lulja vyshket-Arze Hasanaj


Arze Hasanaj

Lulja vyshket kur nuk e ujit,

me dashuri nga damarët e zemra.

Vyshket thahet i bien petalet,

por gjurmë e saj do jet tek ti brenda.

Vyshket lulja kur ti nuk e ngrohë ,

me dashuri nga brendësi e shpirtit,

Ikën bukuria mbetet njè shëmtyre,

por ti nuk e pranon që faji është i yti.

Vyshket lulja kur ti nuk i flet ëmbël,

fjalë të bukura që ja ngrohin zemrën.

Era e fortë mund ti largoj petalet,

por jo rrënjët rrënja aty mbetet.

Lulja vyshket kur ti nuk i jep shpres,

se pa shpres nuk i rrah dot zemra.

Shpejt do mbetet lule e pa jetë,

vyshket jashtë por thahet dhe nga brenda.

Lulja vyshket më sdo ket aromë,

kërko lulet në fusha dhe bregore.

Por aromën e lules së pranveres,

e kërkon kot se nuk qel më prore.