LULZIME MALAJ – EKONOMISTE, TEKSTSHKRUESE KËNGËSH, ESEISTE, POETE DHE ROMANCIERE
Zekerija Idrizi: nga libri im “Portrete shkrimtarësh”
Lulzime Malaj ka lindur në qytetin e Fierit. Është diplomuar Ekonomiste kontabël në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe ka kryer detyrat:
– Llogaritare e Parë, Përgjegjëse Administrate, Kryetare e Degës së Financës, në Ndërmarjen Material Ndërtimi Fier, viti 1982 – 1995.
– Specialiste në Departamentin e Financës në Këshillin e Rrethit Fier, viti 1997- 2000
– Menaxhere në Hotel “Vlora International” Vlorë, viti 2001- 2020
– Është Çertifikuar, Trainere Profesioniste për Hoteleri dhe Turizëm, nga “American Hotel & Lodging Educational Institute” SHBA, viti 2008
Lulzime Malaj është autore e vëllimeve me poezi:
1- “Në Ballkonin e një reje” poezi, viti 2018
2- ”Prelude dashurie” poezi, viti 2021
3- “Gruaja me këpucët e kuqe” lirika, viti 2023
Ka gati për botim romanin me titull “Ritakim me dashurinë”. Gjithashtu ka në dorëshkrime; vëllimin e katërt me poezi, tregime, ese, tekste këngësh, etj.
Është vlerësuar:
– Çimimi “Poete me sharm në poezi” nga Media TV “ The One Shou”, viti 2019
– Diplomë & medalje nderi, nga World Poetry Olimpiad Romania, viti 2020
– Çmimi “Gjergj Fishta”, poezia më e mirë e vitit 2020.
– Ka marrë titullin, “Ambasadore për Paqen Botërore për Art dhe Kulturë”, viti 2020-2030
– Çmimi “Pena Alpine”, viti 2021
– Çmimi Parë, në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “GOLDEN EAGLE Competition Second
Edition” – ARCO-Itali, viti 2022
– Teksti më i mirë i këngës me titull: “Do të bëhem Popstar”, e cila fitoi Çmimin e Parë, në Festivalin e Fëmijëve, “Bilbilat e Korabit” Dibër e Madhe Maqedoni, vitin 2022
– Në Çmimet e revistës “Obelisk” 2022, me reçensionin e librit “Shelgu lotues” të shkrimtares së mirënjohur Irma Kurti.
– Çmimi i Dytë në Konkursin Mbarëkombëtar “ viti 2022.
– Çmimi Parë “Ciò Che Caino Non Sa” në konkursin Letrar Ndërkombëtar, “L’Oceano nell’
Anima”- Itali, viti 2023
– Diplomë nderi, në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “La Couleur D’un Poeme”- Itali, viti 2023.
– Mirënjohje, për kontributin e dhënë pёr Festivalin “BILBILAT E KORABIT” Dibёr, viti 2023
– Diplomë nderi, në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “GOLDEN EAGLE Competition Second
Edition” – ARCO-Itali, viti 2023.
– Çmim Akademik Ndërkombëtar për Letërsinë Bashkëkohore – L.A. Seneca, organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike Bari – Itali, viti 2024, etj.
Është pjesmarrëse në konferenca kombëtare, ballkanike, ndërkombëtare si dhe në Platformë dixhitale me prezantime akademike. Botuese e një numri të konsiderueshëm të shkrimeve në shtypin periodik të ditës në shumë gazeta, revista, antologji kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrëse, si tekstshkruese e këngëve në festivalet e fëmijëve; Shkup, Tetovë, Lushnje, Ohër, Strugë, Gostivar, Ferizaj, Gjilan, etj, ku këngët janë vlerësuar me çmime të para, të dyta… Ka realizuar disa tablo, piktura në vaj, në kanavacë dhe është pjesëmarrëse në ekspozitën kolektive që do të zhvillohet në Galerinë ART SPACE Vlorë, në nëntor 2024.
Është pjesëmarrëse në simpoziume, konferenca kombëtare, ballkanike, ndërkombëtare si dhe në Platformë dixhitale me prezantime akademike. Madje poezia e saj “ Do më gjeni” -You will find me… – War in Ukraine – u përzgjodh dhe u interpretua në një aktivitet letrar – artistik ndërkombëtar, në Congress Centrum, European Forum Alpbach – Austri në vitin 2023, ku autorja ishte e ftuar.
* Pjesëmarrëse në Festivalin i Librit 2023, në Republikën Portugeze në Lisbon, takim poetik femëror, (zhvilluar për herë të parë) ku merrnin pjesë personalitete të artit, kulturës, poetë, shkrimtarë, artistë, studjues…
* Pjesëmarrëse në vidio – Konferencën Shkencore Ndërkombëtare viti 2022, organizuar nga Lnpsha “Pegasi” Albania, ku ka mbajtur kumtesën me temën: Gjuha dhe Identiteti. Etj.
*Ka botuar një numër të konsiderueshëm të shkrimeve poetike dhe në prozë, në shtypin periodik shqiptar, si dhe krijimet e saj janë përkthyer në disa gjuhë si; italisht, anglisht, frëngjisht, rumanisht, etj dhe janë botuar në mediat:
“Telegraf”, “Gazeta Dielli” New York, “Lissalba”, “Alessandria Today” Italy, “Rrënjët” Itali, “Hejza”, “Nacional” “Gazeta e Alpeve”, Labëria, etj. Gjithashtu, janë botuar në revistat: “illz”, “Dielli Demokristian” Vjenë, “Dituria” Suedi, “Orfeu” në Shb Pres Liberty French, “Atunis”, “Mapo”, “Obelisk”, “Mirdita”, International Literature Language Journal – USA, “Fara Editore” Italy, “Pegasi” Albania, “Ars Albanica” Tetovë, etj, në antologji kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në shumë portale.
*Pjesëmarrëse në festivalet e fëmijëve si tekstshkruese në: Shkup, Tetovë, Lushnje, Ohër, Strugë, Gostivar, Ferizaj, Gjilan, etj, ku këngët janë vlerësuar me çmime të para, të dyta…
*Ka realizuar disa tablo, piktura në vaj, në kanavacë dhe është pjesëmarrëse në ekspozitën kolektive që do të zhvillohet në Galerinë ART SPACE Vlorë, në nëntor 2024.
Vlerësime nga Kritika Letrare
Lulzime Malaj, është e përkushtuar dhe e dashuruar me poezinë, vëzhguese deri në kapilarë të jetës njerëzore, sa prirje e brendshme, aq dhe shtytje e vetë dijshme me thellësinë e mendimit, sepse brenda saj është ajo me talentin e saj. Autorja spikat për kualitetin e lartë artistik dhe ia ka arritur qëllimit, sepse na ka rrëmbyer, na ka bërë për vete me krijimtarine letrare – artistike dhe ne i përjetojmë, sikur të jenë të vërteta, nuk e dallojmë dot ku fillon trilli dhe ku mbaron realiteti, sepse Malajt, zotëron mjeshtërinë letrare.
Msc. Albert Habazaj, Poet, studiues, bibliograf
Poezitë e Autores Malaj janë tepër delikate, fine, të hajthme, gati transparente, të bardha si fajancat, fragile. Ato janë shkruar me zhdërvjelltësi dhe finesë, me art dhe klas. Është një poete që e njeh mirë estetikën dhe figurshmërinë, raportet dhe harmoninë. Lulzime Malaj ka aftësinë intuitive të mprehtë në përdorimin e një fjalori funksional për të thirrur në arsenalin e saj poetik, dy regjistra leksikor, atë të gegërishtes dhe gjuhën e kulturës dhe akademizmit.
Mark Simoni
Poet, Shkrimtar
Poezia e Malajt, të duket sikur sheh një pikturë. E gjithë kjo atmosferë e krijuar në shumë poezi të saj të kujton thënien e Da Vincit se “Piktura është një poezi që shihet dhe nuk dëgjohet dhe poezia është një pikturë që dëgjohet dhe nuk shihet. Përveç përdorimit të ngjyrave si funksion psikologjik dhe si metafora konceptuale, autorja përdor dhe dritën në poezinë e saj. Drita pasqyrohet dhe kuptohet në kuptimin fizik dhe metafizik dhe i jep poezisë së saj një bukuri të paqtë dhe sublime. Pra poezia e Lulzime Malaj ka brenda saj nëpërmjet dritës shpresën, dashurinë dhe shpirtin njerëzor, ka konceptet e shndërrimeve shpirtërore sipas parimit nga errësira në dritë, ecja drejt të mirës qoftë edhe në errësirë derisa të duket drita në fund të tunelit. Drita është metaforë e poezisë dhe e jetës së saj si poete.
Mendoj, se shpirtin binjak të saj e ka te Lasgush Poradeci.
Laureta Petoshati
Poete, Shkrimtare, Gazetare, Përkthyese
Lulzime Malaj, shkëlqen në poezitë e dashurisë dhe natyrës dhe më ka befasuar. Autorja, dallohet për një sinqeritet mahnitës, origjinalitet, qytetarinë e njeriut të guximshëm, plot energji, dëshirë për jetën dhe një njeri ëndërrimtar.
Gëzim Zilja
Shkrimtar, Gazetar
Lulzime Malaj është një poete që njihet sot ndërkombëtarisht për vlerat letrare e artistike, ku në artin e fjalës së lirë gjen energji, imazhe, akustikë, muzikalitet, rima dhe ritme. Autorja, me shumë intuitë, na percjell një fjalor modern, që u shkon lirikave të penës së saj bashkëkohore dhe shumë të talentuar…
Docent Odise Caci,
Shkrimtar, Petagog,
Lirikat e autores Malaj janë një zbulim interesant, dëshmon se është një poete origjinale me një ndjeshmëri të lartë, që e bëjnë poezinë mjaft kualitative, shumë më të avancuar, prej një krijueseje të talentuar. Poetja Malaj, në letërsi tashmë ka krijuar një individualitet të veçantë poetik, me konstrukte leksiko – figurative të një natyre poetike mjaft të thellësishme, të cilat i ka përdorur me shumë mjeshtri. Poezia e Malajt pasi e mbaron së lexuari të lë një ndjesi të bukur dhe mbresëlënëse, si ato poezi që të lënë gjithë poetët e suksesshëm.
Mikel Gojani
Poet, Shkrimtar, Gazetar, Studiues