Lum Podrimja për ty lum Lumi-Preng Maca


Preng Maca

Lum Podrimja për ty lum Lumi

(kujtimit të Ali Podrimes)

M’asht dhimbs Podrimja

ashtu i përlotur nga humbja jote lum Lumi

nga vdekja e ditun dhe e paralajmërueme

prej sëmundjes tande të pashërueshme!

Aso kohe,

sa jam mundue me e gjetë një zgjidhje

me ia fshi Podrimes atë dhimbje

e lotët e nxehtë,

prej syve të trishtuem.

Sa herë kam pas shpresë o Lum Lumi,

se ti vdekjen ke me e lanë aty të shkretë,

si një qen lidhur në vetminë e varreve e heshtjen e thellë

ke me vrapue me i thanë të gjithëve, si ti je

e krejt ajo që ndodhi ishte një shaka e mbrapsht

e ta gëzosh këtë botë të vrazhdë

o heroi im,

që na pushtove me “ikjen” tande!