Vjen një lumë i bardhë, vjen plotë me shkumë
Ku po shkon nxituar, ku po shkon o lumë.
-Unë po shkoj në det, ahh kam rrugë të gjatë
Po ç’të bëj i shkreti, do më zëri natë.
Vjen një lumë i zi, vjen me ngashërimë
Ahh i mjeri lumë, del nga shpirti im.
-Unë po shkoj të derdhem, në një ujëvarë
Do hidhem teposhtë, lumi të më marrë.
Vjen një lumë i ngrirë, në borë e stuhi
Vjen pakëz i bardhë, vjen pakëz i zi.
-Unë po shkoj por udhën, s’ma tregon njeri
Lumi unë i lumi, lum i lumi ti.
