Remzie Raci Rexhbogaj
Hija jote më shoqëron
Deri tek lumi im
Aty ku edhe dielli përqon
Mbi valët e lumit
Sytë dot nuk i mbylli
Pa i takuar yjet
Që në heshtje
Dhe të buzêqeshur
Janë tretur në qiell
Aty në sitar palosur
Malli për Ty Erna më rri
E hija ime më ndjek
Der tek bregu i lumit
Ku notojnë ëndërrimet
E pulëbardhave
Aty ku zogjtë shtegëtarë
S’munden ta bëjnë rikthimin
E tyre si me parë
Tek lumi ku shqiponjat e plagosura
Shuajn etjen e pastrojnë plagët
Që marrin gjatë rrugëtimit
Në fluturim
Në atë breg të lumit
Me ujin e kryposur
Që buron nga sytë e mi
Aty hija ime e pret
Hijen tënde të rrish
Në krahët e mi përsëri.