Lumi Shushicë-Elena Alikaj Memushaj

Lumi Shushicë me ujë kristali,

zgjon kujtimet si erë mali.

Kur më prek, më ngjall një mall,

atë mallin e hershëm që s’fiket vallë.

Për hir të bukurisë që mbart,

nis të thurë vargje me shpirt të artë.

Nga malet e Kuçit buron me fllad,

e fshatrat përshkon me nur të madh.

Si gjarpër i argjendtë dredhon me hijeshi,

kush pi nga ti, bekon jetën në përjetësi.

Ti përshkon Labërinë e lavdisë,

ku rrjedh gjaku i trimërisë.

Shushicë, me ujë të bekuar,

sa e sa zemra të kanë kënduar!

Të dy anët të zbukurojnë plot gjelbërim,

me rrepe, me shelqe , filiza barishte për dekorim .

Më kujton fëmijërinë në brigjet e tua,

ku freskoheshim në ditë të nxehta e dimrit na frikësoje kur bashkoheshe me përrua.

Me gurgullimën tënde u rrita ngadalë,

e shpirti aty më mbeti i gjallë.

Shtëpia ime mbi ty lartëson,

E kush lindi pranë teje ,i bekuar jeton!