Lumi Akeron-Kristo Çipa


Kristo Çipa

Ç’ke moj shpresë e prerë që vetëm mbjell lot?

Më ri vështrim shuar, nxin si korbi zog!

Si një natë dimri shumë e gjatë, hata!

Se për ne shërime thua ilsç s’ka?

Ngjallu, zbukurohu, fshije ç’të mundon!

Kemi pirë ujë, lumit Akeron

Herë na rrallon plumbi, ikja na këput

Kur na dremit gjumi, ëngjëlli vjen në sup

O ëndërra vonuar, çohuni mos flini!

Brenda gjakut tuaj, thërret rebelimi!

Deti i përpjekjes jetën e shpëton

Të gjithë notojmë lumit Akeron

Malet hingëllijnë, logatje në dete

Dhimbja-majë thike ri lidhur në djepe

Shkulim vetëtimat nga leshrat e reve

Qiellit buçitës i nxjerrim themelet!

Ujërave të vdekjes, fati ynë jeton

Jemi pagëzuar, lumit Akeron!