Lumi, — pak i pisët sot.
Pasqyrë për qiellin e dallandyshet;
Që qiejt kërkojnë e puthin lumin.
Puthin qejtë e përmbysyr.
Të përmbysur pasqyrës
së lumit, të lumit të pisët e të qetë.
Lumi është pasqyra dhe retë.
Dallandyshet, se ngatërrojnë rrugën.
Qiejsh të përmbysur.
E ndiejnë qiellin te Lumi.
Lumi; ujë e halleshumi.
Eeh!!!
Ç’ kërkojnë Dallandyshet te lumi?
Vijnë ore vijnë sa e puthin lumin.
E lënë për ta puthur prap;
Halleshumin mallshumin.
Vijnë dallandyshet te lumi.
Ato që nuk i ha rruga.
E lumi, ndien mungesën e lëshohet lot.
Lumi pak i turbullt por i lumtur sot.
Asht qiell i përmbysur; ma i buk’ ri sot.
Mirëmëngjes nga Tirana
