LUMNI E NJI DITE Q’I SAPO KAH NISË.
N’nadjet e brishta kur dielli hap sytë,
e lan qerpikët n’gjijtë e bardhë,
llastohet ajri q’i puthjet lshon kahdo,
mbi nadjen e amël q’i pret me zbardhë.
Natyra zhurmon nën kambt e qiellit…
q’i ngrys ballin e kanjiher qesh tuj puthë t’bukrën ditë,
nën za knojnë meloditë e shpirtit tem,
se zemra jeme dik dishiron e syni vën pritë.
Barrierat e largsisë thej e nis fluturimin,
me andrrat e brishta bahem e bashk kcejmë vallen e lumnisë,
ulem e pushoj kryet n’jastekun e andrrava t’bukura,
( e amël e sa ma e paqtë e e bukur ardhtë kjo ditë q’i m’vjedh ne rrahjet e dashnisë )!.
Autore:
