Lumni Nimani:Asaj


Asaj

Si fushëblertë me lule në muajin maj,
dhe në gushtin me vapë si i imti shi.
Më gëzon, m’përkëdhel me flokun e saj,
kur m’rrëmben furishëm e më fut në gji.

Në ëndrrat e mia përnatë dua ta kem.
Me atë shamikuqe sa shumë i ka hije.
Si një pëllumbeshë kur lëshohet në gem,
duke ja thënë më t’mirës këngë dashurie

Të bëhem poet – oh sa shumë do t’doja!
E për të të thurja më t’bukurën poezi,
pastaj atë këngë vet do t’ja këndoja,
Tek ai lisi plak në fllad t’hijës së tij.

E rreth e përqark shokë edhe miq të mi
Në pellg t’ahengut valle duke hedhur!
Pëllumbesha ime të më rri karshi,
duke prirë në valle belin duke dredhur!

Kudo që ti ndodhesh, aty të jem dua!
Engjëllushë hyjnore ti më lë pa mend.
Faqet mollë të kuqe me aromë si ftua.
Zjarr i dashurisë për ty s’më lë vend!

Më gëzon,më përkëdhel me flokun e saj,
kur m’rrëmben furishëm e më fut në gji.
Si fushëblertë me lule në muajin maj,
dhe në gushtin me vapë si i imti shi.
……………………………………………………

Lumni Nimani

About Post Author