Lundërtar-Fatmir R Gjata


Shko varka ime nëpër dallgë,

me velën në direk

Se far i ndezur duket larg,

e pranë do ketë breg.

Aty përmbi shkëmbin e grirë,

një vajzë mban shami

Kur shkova e tundi për lamtumirë,

e lot po fshin tani.

Ndaj shko o varkëz nëpër det,

nxito, më shpjer të gjallë

Në gji të saj të futem lehtë,

qafuar plotë mall.

E në mos qoftë do marrim rrugë,

gjithë ujët do lëmë pas

Atje ku breg me shkëmb në jug,

vërtitet plot maraz.

Do bredh gjithë natën nëpër porte,

do zihem me banditë

Do shoh në fundin e një gote,

nëse do vdes në pritë.

Në det e di, s’kam pas kurrë frikë,

të vdes mbi varkën time

Është jetë e keqe kjo, or mik,

ka tingull psherëtime.

Dhe një shtëpi mbi tokë se pata,

me të të kisha qarë

Shtëpi mu bë varkë me lopata,

e mbeta lundërtar.

Fatmir R Gjata