Lundrimi i pёrditshёm…
⦁ Tё shkruash pёrmes ndjenjave ideale, kur e vёrteta mungon fare…Ёshtё njё rrugё “magjike” qё librat e mbajnё gjithmonё
gjallё !…
…………………………….Nga Spasse Thanasi

Me pasazhin e famshёm “100 vjet vetmi” Garzia Markez ndiçoi mёnyra tё bukura dhe ndjenja tё papritura. Ai c’rregulloi nё njё farё mёnyre rrugёn torturuese ku ecnin shumica e shkrimtarёve amerikano – latinё. Ja mbylli derёn irreales dhe celi dicka fantastike e tё vёrtetё nё lёvizjen e jetёs njerёzore. Prandaj dhe mbeti i famshёm, mbret i “realizmit magjik” nё letёrsi ku morri dhe cmimin “Nobel”.
Metamorfoza ndodh tek tё gjithё ne. E zakonshmja shndrrohet nё njё “ves gjigand” tё shkruarish dhe je kёshtu nёpёr njё rrugё letrare tё frymёzuar sikur bredh nёpёr Petёrburg me qasje interesante. Dhe nuk ёshtё njё fluturim i fantazisё. Ekzistenca e njё realiteti pёrpara teje ёshtё vorbulla e devotshme ku jeton me tё pёrditshmen.
⦁ A mund tё humbasin nga sytё kёto fakte ?
⦁ A mund tё zbulohet ёndёrrimi nё tё vёrtetёn e ёndrrave ?.
Kjo ёshtё bukuri delirante dhe e paharrueshme.
Mua mё ndodh tё reagoj pёrditё nё kёto copёza qё shkruhen pambarim si njё tren i pafund. Mё duhet tё lexojё shumё, por edhe tё shkruaj po aq shumё. Ndjeshmёri qё s’ka pёrsosmёri, as edhe kufizim nё vetvete !…
“Magji” e re shpirti…
Mё pёlqen flladi i detit…Puhiza e tij qё puth ёndrra e ngjall shpresa. Ndihem i cliruar kur qendroj buzё detit e humbas nё pёrhumbje shpirtёrore mjaftё tё kёndshme…Sa kujtime kalojnё fluturimthi nё memorien time dhe kureshtja mё shtyn tё kujtoj cdo hollёsi. Fantazia e mendjes sime shkon larg duke falur “caste magjike”.
Njё imazh qё e kam gjithmonё pёrpara syve dhe ndjenjat e pёrjetuara i kam gjithmonё nё vargje !…
VAGЁLLIMTHI NЁ QYTETIN PREJ BETONI…
Takova Dashamir Malon
Djalin nga Malёshova me “bukuri qё vret”
Mё shkrojti vagёllimthi pёrsёri :
“Miqtё e vёrtetё kanё njё alkimi tё pёrbashkёt
Arsyen pёr tu takuar nё befasi !”…
SARANDA NЁ NJЁ CAST…
Kёnd i kaltёr
ku bukuria vjen si hyjneshё…
Xhevahire e fjalёs
ku poezia vjen si reze…
Parajsё e ndjenjёs
ku dashuria vjen nё shpirtё
Si hёnёz magjike !…
NЁ QYTETIN QЁ TЁ BЁNЁ TЁ VЁSHTIRЁ KTHIMIN
Nё ndjesinё e kёndshme
Me shkrepa e natyrё
VLORA bёnё hijeshi
Mes detit tё trazuar !…
Nё kёnaqёsinё e papёrsёritshme
Me panoramё tё mrekullueshme deti
VLORA bёnё relaks pafund
Si njё zemёr e butё !…
Aulona antike nё mёnyrёn e vetё, pёrshёndet
Luan si zonjё nё “teatrin e luftrave”
Zgjon Kaninёn nga monotonia
I bёnё hijeshi “sheshit tё Flamurit”!…
Kurora e ullinjve si qilim i blertё
Krijon larmi mbi det
Shton bukurinё e gjelbёrimit
Rrёzon pёrtokё cdo ёndёrr !…
Lirika qё mё jep deti ёshtё e veçantё. Imazhi i tij mё kujton pafundёsinё, pulёbardhat nё kaltёrsi,ylberet e pёrmallshme tё ndjenjave…
Momente lotёsh…
Nё metamorfozёn e ngjarjeve jetike
Gjithcka lёviz nёpёr valё tё dallgёzuara
Me sfidё tё pandёrprerё…
Rendin castet si iluzione tё kёputura
Lёshohen ngadalё mbi pasionet
Kureshtja pёrcjell dёshirat
Syri mbytet nё lotё !…
Lindja dhe vdekja
Janё momente lotёsh
Pёrcillen njёsoj nё shpirtё
Duke u ngazёllyer nga dhimbja !…
Momente lotёsh ёshtё dhe dasma
Largimi i vajzёs nga pragu jetёsor
Bashkimi i djalit me vajzёn e fatit
Ecja krahё pёr krahu nё tё njejtёn udhё !….
Dhe dashuria lot sjell
Lotё gёzimi qё shpirti i jep
Momentet i bёnё drithma mbi yje
Zemrёn e bёnё tё dridhet me zjarr !…
SI ZJARRI, DHE DASHURIA !…
Zjarr ёshtё dashuria
Nga njё njeri fillon
Pёrfundon me plotёsimin e sё tёrёs
Rrjedh e pastёr si uji nё lumё
Nё njё lёvizje tё prekshme,
Tё hapur deri nё qiellin e pakufijshёm…
Zjarr ёshtё dashuria
Shkon drejt tjetrit pakuptuar
Vёshtron drejt nё shpirtё
Hap fytyrat origjinale tё njeri – tjetrit….
Pёr fatin e dashurisё
Simbol mbetet “Lufta e Trojёs”
Nuk ka heronj tё shpёtuar paq
As ngjyra trishtimi nё njё grusht mendimesh !…
Ndёrsa “fshijё” mendimet me penё !…
Genusi dhe Pelioni
Njё zё dёshire kanё
Njё shtrat dashurie ndajnё me kohrat
Nёpёr shekuj valёve i cojnё fjalё
Tё sjellin “nuse” nimfёn e Perёndive !….
Nga shpatullat e Malit tё Thatё
Rreze dielli shpёrndahen mbi liqen
Fllad i lehtё pёrkund dёshirat
Me ujrat pёrzihet dhe streha e maleve
Krenari tjetёr qё tё mahnit !…
Njё vajzё mё ka dashur me zjarr
Mё mbin nё shpirt vazhdimisht
si palmё e kujtesёs me buzёqeshje tё blirit
lule nё kraharor qё mё pёrndrit udhёn !…
Erdhi koha tё tё kujtoj
tё ndez yjet nё sytё e ndjenjёs
ku ti shfaqesh pёrsёri
mbi tastierёn e mendimit tim
si shkёndijё e ndezur nёpёr muzgje !…
Ndёr vite qё ikin vrullshёm
Shkund shpresat e mia tё bardha
Qё zhduken si mjegulla…
Dhe ndjej indin e gjallё tё qёnies
Se jeta prapё vazhdon…vazhdon !…
Sot tё vrasin zemrёn,
me duar qё nxijnё ёndrrat
me sy qё tallen
dhe me mendje
qё s’duan tё kuptojnё !…
Njёsoj si Migjeni i madh
shkundim dheun pёrsёri
qё lirisht tё marrim frymё !…
Nё hijen e thellё qё hedhin malet
MARINA si enigmё hap trillin e dallgёve
Toka stolis ngjyrёn nё breg tё liqenit
Vegimet cfilitёse tё natёs rendin nёpёr ёndёrr…
BERAT !
Ty tё pikturoi bukur njё poet
Ty tё falemderoi Bajroni
Tё gjithё tё quajnё “qytet i bardhё”
Unё tё them “ trёndafil nё histori” !…
SARANDE, 22 KORRIK 2023
