Lutem…Edmira Xhaferi


Edmira Xhaferi

Lutem…

Dhe nëpër qiell emrin gërmëzoj

Hesht…

E teksa mbështjell çastin e pafrymë,

Tkurrem,

Mbështillem fort,

E akrepat kapërdij…

Kohë të egër të mos ketë,

Hesht e tkurrur….

Vijoj….

Sa e gjatë kjo natë

Tek rend e pasigurt në ditën time,

E flakë heshtjeje nxjerr,

Lëshon

Në depërtime yjesh të grisur,

Të flaktë…,

Hesht…

Lutem në natën time,

Në rendje të thepisura

Aty ku bisedat janë trishtim

E orët…..

Hije për tu kapërdirë….

Hesht,

E gërmëzuar në këtë natë…

Dhe tingujt e mbështjellë me epsh

Kapërdij

Të harrohen kushedi se ku….

Hesht,

Dhe fort mesnatën përqafoj…

Edmira Xhaferi

12 shtator , orë e vonë.