Kam bërë aq gabime në jetë
tjetër meritoj, por jeta ecën shpejt.
gabimet vështirë të korrigjosh
çfarë bëhet lehtë, nuk korrigjohet lehtë
bëni diçka, bëni diçka
më jepni një shans tjetër!
baba Karlo* të lutem më gdhend edhe njëherë në dru
betohem të mos bëj asnjëherë gabimin e vjetër!
baba Karlo më bëj edhe një herë pinok!
baba Karlo bën sikur nuk dëgjon,
baba Karlo, o finok!…
9.9.2013
*Karlo Kolodi autori i famshëm që shkroi “Pinoku”-n
