Lypeteni gjithmonë i ndriçuar!…Sami Arifi


Shkruar poezi nga Sami ARIFI
Lypeteni gjithmonë i ndriçuar!

Maja e naltë e Lypetenit

Lypeteni gjithmonë i ndriçuar!…

N‘mëngjes heret dielli duke aguar,
n‘Lypeten shikohen rrezet duke ndriçuar…
Bardhësia e borës verës deri vonë,
freski sjellë në tërë vendin tonë…

Vend me specifika shumë i dalluar,
nga shumë vende vizitorë vijnë për tu argëtuar…
Këtu jetoi në lashtësi,
populli hipërborei…
N‘mallet e sotme të Sharrit,
pastërti brez pas brezi veç e shqiptarit…

Ujtë e pastërë nga maja e Lypetenit gjithnjë ka për t‘ardhë,
i dalluar n‘Ballkan vije i pastër si loti n‘Prevallë…
Pasuri e pashterrshne na’i dhurojë Zoti nga të parët,
n’vendin e tyre prap titullarë mbeten shqiptarët…

Ata që s‘ishin ikën dhe shkuan,
vendin tonë mjaft e dëmtuan…
Lypeteni ngriti prap zë,
Unë do‘t frymoj me atë që jam bë…
Lypeteni gjithmonë i ndriçuar,
n’lashtësi me t‘parët tanë ai ka frymuar!…