……………………………..
Një ditë të bukur
maji, moj Eleni.
lëndinë, moj Eleni.
…………………………….
Lavanda,po mblidhje
ti,moj Eleni.
un kullosja bagëtinë,
moj Eleni.
……………………………..
S’di, si t’a çfaq,
dashurinë,moj Eleni.
T’më, besosh mua
të zinë, moj Eleni.
……………………………..
Them, të ti shkruaj,
në qell, moj Eleni.
Fjalët, që të dua
shumë, moj Eleni.
Po kam frik, se mi
fshijnë, retë moj Eleni.
……………………………..
Them, ti shkruaj në
faqet hënës moj,
Eleni.Rrugë e gjatë,
dhe nuk shkoj dotë,
moj Eleni.
……………………………..
Do t’i shkruaj në
rreze,djelli moj Eleni.
Po kam frik, se mos
mi djegi moj, Eleni.
……………………………..
Them, ti shkruaj,
rërës së detit, moj
Eleni, po kam frikë,
se mi fshijnë dallgët,
moj Eleni.
…………………………….
Do t’i them me
melodi, moj Eleni.
me culë, dhe me
longarë, moj Eleni.
……………………………..
Prandaj,hape zemrën
tënde, moj Eleni.
Aty, kam shkruar të
dua, moj Eleni.
Se më lodhe, gjeç
belanë,moj Eleni.
……………………………..
Sikur gojën,të ma
kyçin, moj Eleni.
sytë dhe veshët t’mi
zinin, moj Eleni,
Vetëm duart, të më
linin, moj Eleni.
Un,do shkruaj, për
ata sy, moj Eleni.
……………………………..
Pse s’më besove
më parë, moj Eleni.
Un të dua,si i marrë,
moj Eleni.Qasu, t’a
shuajmë, këtë mallë,
moj Eleni.
Kurorë, të vëm sa
më parë, moj Eleni.
……………………………..
