
MA E FORTË SE FATI.
Hepra!
Nuk kam vdekun !
edhe se zemra jeme kanjiher çmendet,
e troket e nji kali n’kohë gjurmon,
e papritun merr rrugët e pakthimta,
rreh ,rreh si e çmendun e m’lëndon,
zemrimet e shpirtit i gjykon.
Diku !
Nji zog dikund mes n’nji pylli ka me kndue,
kangën e nji zemre q’i rrahi si e marrë,
e flladi kahdal kah me e përcjellë,
pëshpëritjet e saja ,lot e shumë mall,
q’i kan me lazdrue me erën e përdalë.
Eh !
Nji flutur mbi nji lule kah me u ndalë,
e ndoshta shpirti jem me ta kah me u ba,
identitet,
( nuk kam vdekun), jam e gjallë përmbi t’gjallët sod…
me nji zemër q’i kanjiher ban t’kundërtën teme,
si don vet.
Po !
Jam sonde këtu ,diku n’nji cep botet,
flladi m’rreh ftyrën q’i qesh pak e trishtë,
disa gjethe fluturojnë para mejet n’vallzimin e
fundit,
e bien si kujtime tesh t’ikna e t’zverdhna mbi barin e brishtë.
Edhe nëse !
Retë kan me mbulue ma keq qiellin tem, pak t’vramë,
e detin e shpirtit me e trazue me ernat e forta,
(UNË JAM), se e due jetën edhe ( me krahët bosh),
nuk m’plas për ata q’i m’urrejn e çka thot bota.
( botën e t’humbunit i kam hedh n’nji qosh).
Unë heshti !
Flas pa za se kanjiher kjo asht g’juha jeme,
e paqtë si ajo era q’i vjen kahdal po t’dridh mendjen,
sonde ,tek eci kahdal e vetme mendoj grimcat e pa’jetueme,
e tham: Zot m’rri afër e m’shëro zemrën.
Ndoshta !
Vdes , ashtu nji ditë t’njajtë si tana ditët,
e at ditë, dielli kah me u m’shehë tuj lan me ra’e nji shi,
kam me dal si ylber q’i lidh dy botë n’nji shpirt,
kam me ardhë si rreze ,thjesh e amël melodi,
( ashtu pa ba’e zhurmë n’qetësi).
( SI VETËM UNË DI ).
Po pra !
Edhe nëse gjithçka e kundërt t’ndodh prej asaj q’i don,
e tana rrugët t’duken si tunele pa dalje ,krejt terr e zi,
qesh , e merre n’tallje fatin e largo prej tejet kë t’lëndon,
( jeto për kë t’don e e para JETO PËR TY ),
edhe me nji zemër q’i ban krejt t’kundërtën q’i don ti.
( Se jeta asht kanjiher e pashpirt po edhe …
MREKULLI ).
Autore:
Donike Rrethej .
( ripostim ).
Kjo poezi e para m’asht dedikue mue ,dedikoj pak gjana vedit ,po edhe kujt n’dihet n’rreshtat e saja ,kujt ka ra me mijë her e miliarda asht ngrit e para për knaqsin e vedit e dyta për ata q’i na duen ,e treta për ( inadin ) e atyne q’i menduen se vdiqëm.
Mesazh .