Ma fërko kurrizin, ma fërko.! Nexhbedin Basha


Ma fërko kurrizin, ma fërko.!

Ese poetike

Ma fërko kurrizin, ma fërko!

Harro pagjumësinë, vesin, drogën, alkolin rrugaçërinë…

Mos luaj me retë, dritën,

Shijo përkëdheljet e fëmijës dhe dhimbjen e nënës, si fëmijë i mirë.

Ma fërko kurrizin, ma fërko!

Ky togëfjalësh është sa magjik, aq dhe alarmues e përkëdhelës.

Ma fërko kurrizin e kërrusur nga dhimbja ma fërko!

Atëherë do bëj paqe me vehtën.

Do më lehtësohen plagët e trupit, s’do rrënkoj,

Kur këtë mëkim e marr nga im bir, aherë fle me paqen,

Ëndërroj se e nesërmja do jetë ndryshe,

Më duket vetja më i dashuruar dhe më i qetë,

Ahere dhe shpirti do më qetësohet pa masë.

Ma fërko kurrizin, një magji e jetës,

Si në një oaz të duket vetja në dyshekun prej dërrase,

E nga kjo kënaqësi përhumbesh i tëri në valët e ëndrrave,

Nga përkëdhelja, ledhatohesh si të rilindësh.

Relaksohesh e harron dhimbjet e shpirtit,

Kur përfshihesh i tërë në magji,

Përhumbesh në labirinthet e jetës ,

Si dielli që hyn nën re e s’bie më shi,

Ku retë e murme ja marrin nxehtësinë diellit,

Si të ishte e tyre ndjen çaste mërzie,

Sapo del dielli të hapen sytë,

Shijon qetësim të shpirtit, sheh qiellin e kaltër dhe yjet..

Kur të ngrohen shpatullat, ndjehesh i qetësuar,

Në këtë vjeshtë të brishtë kur bien gjethet e pemëve në tokë,

Shijon muzikë e muzë,

Prej ankthit të pritjes vitet e moshës të duken të gjata si litar shiu.

Si të jesh i lirë pret të shfaqet apokalupsie të ndriçoj më shumë hëna dhe të ngroh më shumë dielli,

Të na çelën sytë e të presim të nis një ditë e re me më shumë mallë.

Nën fëshfërimën e erës të mëkohemi me muzikën e pemëve në vapë,

Kur degët kryqëzohen skena të ngjan me një tango,

Si vals lumturie dhe ballo,

Nën tingujt e muzikës kur ta fërkon kurrizin djali ndjehesh elegantë.

Si një çlirim e relaks për jetën është muzika xhaz,

Ma fërko kurrizin e kërrusur nga dhimbja biri im,

Ma fërko se më duket vetja sikur po fluturoja mbi mal!