Ma plagose zëmrën …
Të pashë moj të pashë
Kur shkoje për shkarpa
Pas gjurmës të rashë
Të ndoqa moj mike
Në gërxhe , në lugje
Si , me krah më ike
Dhe në pyll u fute.
Degët i mbërtheja
Bridhja , si i çmëndur
Rrugën s’po e gjeja
Pylli ish i dëndur.
E nisa me këmbë
Pyllin për ta krehur
S’po ta ndjeja zënë
S’di , ku jeshe fshehur.?
Bilbilat vërdall
Filluanë të këndonin
Thashë t’ iu çoja fjalë
Se , mos të shikonin.
Mbi gurët e strallit
Për ujë unë u thava
Dhe rrugët e malit
Me djersë seç i lava.
Zëmrën ma plagose
Gjunjët m’i këpute
S’di , se , ku u sose?
S’di , se nga u fute .?
Tek shtegu i dhive
Ta zura pusinë
Çapat , që po hidhje
Tek mua të ngrinë.
M’u verbua syri
S’po shihja dynjanë
Thashë , mos më ra ylli?
Kur , më erdhe pranë.
Një lot qelibar
Nga syri pikove
Te buza e thar
Sikur lulen mbolle.
