Daut Maliqi
MADHESHTIA E NËNAVE TË KRENARISË
Kjo botë e rreme,
Botë e çudirave,
Hërë na ngritë në qiellë,
Hërë na zbretë në tokë,
Mvarrësishtë momentit,
Kohor në të cilin veprojmë.
Nuk na lënë as në vetmi,
S’bashku tërë jetën,
Përballemi më sfida,
Gëzime e hidherime,
Por edhe më plot dashni.
Koha na ftonë për mirësi,
Për respekt e bujari,
Për hapjen e shtigjeve të reja
Për brezin e rinjë më plot dituri.
Koha na këshillon..
Të vizitojmë edhe varrëzat
E nënave e motrave tona heroina
Dhe lapidarët e gjithë atyre,
Që ranë në alltarin e lirisë.
Ta kujtojmë të kaluerën dhe
Të ndertojmë të ardhmën
Më të ndritëshme e të lumtur.
Mua biri i kësaj toke martire
Në ëndrrat vjeshtore…
Dikush më thërret e më thot
Shkruaj poet:
“ A po vjen ojë zemër NËNË,
Të shetisim deri në hënë”…
Dhe jeto më kujtime të ëmbëla
Për madhështinë e nënave tona të krenarisë kombetare,
Nënave shtylla të shtëpisë,të rritës e mirësisë,
Edukatës e mendimit pozitiv,
Dhe Paqës në botë e atdhedashurisë!
Daut Maliqi, autor
5 tetor 2022
Kamenicë (Kosovë
