
Madhështia e Nolit Sabit Abdyli Dëgjova një video incizim me zërin e Fan Nolit live të postuar në FB dhe më fascinoi për atë që thoshte eruditi. Heu, mendova sa i madh ishte ai karshi intelektualëve tanë të sotëm xheloz, inatçi e shpirtvegjël, që zi e terr flasin e shpifin për njëri – tjetrin. U kënaqa për gjithë kohën sa fliste për vetën, Shoqatën “Vatra” në Amerikë, çështjen shqiptare e mendjendriturin Faik Konica me aq saktësi, realizëm, ëmbël e humor. Me Faik Konicën pati mospajtime rreth punëve të Shqipërisë dhe i përmendi “kusuret” e tij që i kishte pa i veshur edhe të tjera dhe vazhdoi me simpati për kontributin e madh të Konicës në fushën e publicistikës, letërsisë e kulturës shqiptare. Një intervistë me një poet tonin të njohur para sa vitesh në pyetjen e gazetares se cili nga shkrimtarët shqiptarë meriton të kandidohet (propozohet) për çmimin NOBEL më ka ra ta shoh tek ngulfatej e i merrej goja atij nga shpirtvogëlsia pamundur të përmend një emër nga shkrimtarët shqiptarë, duke sjellë rrotull e rrotull përgjigjen deshi të thoshte sikur vetëm ai e meritonte këtë se të tjerë ne shqiptarët nuk kemi. Sabit Abdyli |