Madhështija e kësaj bote-Urim Mezini


Madhështija e kësaj bote

Çilet para meje si me magji, madhështia e kësaj bote prej njëherit

Cdo mëngjes me agun,fillon merr jetë e hyjshëm shpërfaqet

Her herë duket si nuse, në poemat e Homerit

Nganjëherë si njeri normal,që gradualisht plaket

Gjithë këtë bukuri e pasuri që na ofron e na josh cdo ditë

Falenderohesh nën zë e mirëmbahesh, vetëm nga njerëz të mirë.

Të tjerët t’kan shenjestër,për t’shkatërruar e sytë me ti qitë

Ti botë e mrekullueshme mbush me t’mira, diamante e xhevahirë

Shumë ikën,pa e kuptuar, se cfarë, në të vërtetë ishe

Të tjerë,të dijshëm,u munduan të japin e të marrin,më t’mirën

Dikush,të quajti të tijën e deshi vetëm,të vilte e të tërhiqte prej kapistre

Por çe do, iku e përpive menjëherë,sikur të mos ishte

Cdo ditë,falenderojmë zotin, që egzistojmë

Bukuritë e tua prekim,shijojmë e shohim, për cdo ditë

Prandaj duhet gjithsecili,në mënyrën tonë t’kontribuojmë

Të keqes që të kanoset,sa më par ti bëjmë pritë.

Urim Mezini Torino Itali