Madhështor dhe i patundur-Nexhat Nallbati


Madhështor mbi malin Moravë,

qëndron prej shekujsh një gur i rrallë ,

Aspak mos u çudisni, mos bëni habi,

GURI I CAPIT e ka emrin ai.

Me këtë emër Devolli e ka pagëzuar,

nga ai gur një Cap dikur është rrëzuar,

I veçantë është nga paraqitja dhe forma,

I pamposhtur nga dielli,acari dhe bora.

Duket si një DEVE e rënë nga qielli mbi tokë,

Kënaqet pa masë kur pret e përcjell vizitorë,

Ai gur ka vlera të mëdha shkencore,

Bukurinë i’a shton paraqitja natyrore.

Në trupin e tij s’ka pemë as bimësi,

Qëndron i patundur ashtu në përjetësi,

Kjo pamje e bën atë më tërheqëse,

Shihet e vizitohet nga të gjithë me kureshtje.