Magdalena Margariti

Fshati ynë qe një fshat i ndërtuar mire, me rregull, me kishë, kadastër, shkollë ku mësoheshin, latinishtja, esperantoja, greqishtja e vjetër, shqipja, me çezmë ne çdo kënd rruge, me rruge te shtruara deri ne cepat me te largët me kalldrëm, sepse çdo vendim merrej me drejtësi dhe ne interes te fshatit. Rrethuar me ullinj, e mbi det! Kjo vazhdoi për breza me radhe. Po te shikojmë fshatin e vjetër lart ngjan pak me fshatrat kalabreze, shtëpi dykatëshe, me oborre te shtruara, furra buke, koshtra te punuara, ku çdo shtëpi kishte liturvi te vajit, me ballkone dhe servise enesh! Burrat ishin “zotërinj” te vërtetë, te mençur, te gjezdisur ( kurbeti) shume punetore, grate shume familjare, te lidhura fort me fëmijët, te sakrificës! Ne Aleksandri ishin edhe dajot e gjyshit tim, vëllezërit Anesti, te Loles( Theodhores) stërgjyshes sime, Aq fort punuan sa u bene tregtare, gjyshja ime tregonte se kishin madje edhe anijen e tyre; e cila shpesh ankorohej poshte ne Skalome e c nuk sillte! Fshati i vjetër lart është fshati me i bukur i bregdetit, por për fat te keq tani i braktisur dhe pa projekte zhvillimi