“Magji festive”-Adelina Mina


Adelina Mina

Dimer, keshtu qe hapesires se pamjes iu vesh me te shpejte nje mbulese e hirte saqe kur vendosje doren mbi xham, kishte ngrire e te ftohte ne palce mollezat e gishtave. E perjeton njeriu ate cast me pas harron e vazhdon ne te tijen punen e tij.Kerkon te vishesh comfort. Moti ben te veten. Ka te tjere qe i bien me qafe motit, nuk e ndalin kureshtjen, do bjere shi, do bej ftohte, ftohte i zi sivjet… Kjo te mban ne nje lloj presioni, po, megjithate secili ka ndjesite e veta, perjetimet. Nuk duhen gjykuar, por as anashkaluar ne ndonje rast se eshte I domosdoshem parashikimi personal.

Nuk ndalem se ndjekuri me sy e sidomos intuitisht si dimrit shperfaqet e gjithe kjo mrekulli dhe jo pa qellim atmosfera e Krishtlindjeve dhe te Vitit te Ri reflekton dhe te terheq me gjithe imazhet te nderthurura me festiven. Sikur te jesh ne nje bote tjeter. Harron gjithcka. Per nje cast enderron dhe behesh optimist. Te gjithe te dashurit e tu i mendon ti kesh afer, te takohesh si dikur , te ndash shume biseda, te qeshesh fort, te qendrosh lirshem, te japesh me te miren nga shpirti yt, te enderrosh sa te te doje shpirti,te behesh dhe njehere femije duke u argetuar e duke shijuar te gjithe shumellojshmerine e ngjyrave, te strukesh ne vendet e tua te preferuara me ndonje kapucino, te perjetosh ndjesite me te mira qe ke kaluar, te pjekesh ndonje geshtenje me nje gote vere, te gezosh me ndonje dhurate, te degjosh kenge krishtlindjesh duke udhetuar,… Te perjetosh gjithe magjine e ketyre diteve kuptimplote. Dimer festash, moti ben i ftohe.