Magjistarja-Preng Maca


Preng Maca

Çdo ditë rri e fryn

ndër do fyej të çuditshëm,

duke krijuar portrete të ndryshme.

e herë pas here

(kjo ndodh aq rrallë)

ndonjë mëngjes, kur zgjohet e freskët

pa dashje

tek i bie fyellit aq ëmbël

duke krijuar çfarë nuk ka , e pikturon

krejt si në ëndërr,

pastaj kur e sheh të plotë

e …mallkon.

e truara e saj, vuri kokën në gjoksin tim

e pa ëndërr,

sikur fjeti me një shejt!

unë , i sapozgjuar

rri e laj shpirtin mëkatesh

në lumin e dashurisë që rrjedh i pastër!