
Hije në aromën time
Të ndjej kur dielli shkon në perëndim
muzgu i mbrëmjes me këngë më thërret
ma prek shpirtin si një hark vetëtimë
edhe hëna në tinguj zë humbet!
Të ndjej si orbita meteor lëshuar
me ta dhe unë, fluturim në qiej
toka ngre sytë më sheh menduar
çfarë është ky zjarr, më merr ndër dej.
Atmosfera ndezur nga ngrimcat, fryma jote
rrahjet e zemrës, çarë tokën në ekuator,
mbi mua gjithë murmurimat e kësaj bote,
aroma e shpirtit, tretur orbitash në meteor.
Majlinda Pajaj.