Majlinda Pajaj-Në sytë e tu


Në sytë e tu

Në sytë e tu vështrimin hodha
drita më foli mes vegimesh
në det, në yje të kërkova
shpirtin më lage thellësive.

Në syt e tu heshtjen e zgjova
më foli shpirti të vij tek ti
hapat e kthimit nuk mi dha koha
e gjunjëzuar si mund të arrijë?!

Në syt e tu veten e doja
në ngjyra jete të qiellit pafund
në drithërim zemrën shtrëngova
pa ty e vetme nuk jam kërkund.

Në sytë e tu vështrimin hodha
drita më foli dhe pse vegim?
në heshtjen e mbrëmjes të kërkova
ndaj dhe nata më mban në zgjim.

Majlinda Pajaj

About Post Author