Majlinda Pajaj-Nënë…


Nënë…❤

Nënë ata sy të bukur si drita
Mos i lagë se dhimbja të lëndon
Kujto puthjet, ato puthjet e mia
Fjala jote aromë lule, ngjyra lëshon

Të kam lënë kujtime nënë…,aty më ke
A të kujtohet kur vrapoja si era në furtun?
Në krahët e tu hidhesha, fluturoja mbi re
Gjithmon pranë teje lumturohesha dhe më shumë.

Mos e lag syrin nënë, dhimbja ty të mek
Në fotot e mia çdo çast nisë e kujto
Si era e bjeshkëve malli ty të prek
Buzëqeshja ime shpirtin ty ta ngroh.

Mos e lag syrin nënë edhe pak dhe erdha
Ashtu si ti numëroj ditët e pritjes
U bë kohë vështrimin mban tek dera
Unë po vij nënë tek përqafimi yt i dritës.