Majlinda Pajaj:Muza ime…!


Majlinda Pajaj

Muza ime…!

Po, e dua muzën e shpirtit tim

Fjalët ti thurë si shiu mbi xham

Disa të ashpra, mbetur në vegim

Në qerpik të syrit lotin kur thanë.

Dhe kur dielli natyrës i flet

Atëherë kur retë i rrinë zemëruar

Buzë lumit kaprollen gjejnë

Kur pi ujë me vashëzën në krua.

Muza ime mbi fletë e hedhur

Shpalos ngjyra porsi val

Si era e malit në fushë të krehur

Muza ime aromën mban.

Dhe perëndimi me vjen në heshtje

Dritë e bukur, e pashuar

Zgjohet nata lundrim mbi det

Vjen e ëmbël zgavër kërkuar.

Po e kam librin ndër duar

Fletët shpalosur si petale të mbledhur

Dhe me borë e kam përshkruar

Atë çast kur më ka dehur.

About Post Author