Maksi Luçi-Dritat ranë dhe sonte


Maksi Luci

Dritat ranë dhe sonte
Mbi rrugicën e gurtë
Të heshtura rrinë lulet
Dhe tavolina me karriken e drunjte…

Dritat ranë mbi pllakën e heshtur
Në atë të gurt sokak
Aty ku ka ngrirë buzqeshja
Dhe malli i gjysheve mbi sofat…

Hënëza luan mbi dyer e dritare
Pikon malli çik e nga një çike
Ajo shfaqet e bukur si silueta e një vajze
Me faqen e kuqe që lëshon dritë…

Ranë sonte çative lotët e mallit
Nga sy emigrantësh në tok të huaj
Aty ku nënën e tret malli i djalit
Dhe unë bashk me mbrëmjen njësoj vuaj…

About Post Author