
Era e lagësht
Fryn me tërbim
Gjethet e zverdhura
Fluturojnë në çmenduri
Unë dëshmitar
Që përball meje
I heshtur rri…
Kjo dit dimri me mjegull
Si nje shtrigë në lajm ogurzi
Botën perreth e bën të heshtur….
Ah i shtrenjti im oxhak
Ku ëndrrat me dalin në ndriçim
Kur perzihem aty
Në tënden flakë
Dhe shpirti im
Thëngjill i ndezur
Në një qoshe ndrin…