Maksi Luçi-Nuk erdha në jetë


Nuk erdha ne jete

Si nje qenie hyjnore

Dhe jo si i tille

Do iki prape

Erdha te bredh

Te lodroj si nje qingj

Ne kodra e bregore

Te njoh te mire e te ligj

Dashamires e hipokrite

Te mbledh ne pranvere

Pak lule bore

E te dashures t,ja,bej kurore…

Sepse une dashuroj pa kushte

Aty ku me ze nata

Nuk me ze nje mengjes

Jetova sa mbylla syte e i hapa

Dhe nuk e di se kur do vdes…

Me hidhni ne nje varr

Mbushur petale

Dhe lotet mi fshini

Me shamine e qendisur

Nga duart e nje vasheze…

ML

About Post Author