Maksi Luci
Vjeshta shkundi përseri
Krahët e verdhë
Rrezet depërtojnë mbi avlli
Shiu i gjetheve nisi të bjerë..
Ngjajnë me flutura krahëshkruara
Që sjellin mijera kujtime
Fshehur krahëve të bekuara
Të vjeshtës së bukur bekime…
Qielli i mbytur në blu
Këtë vjeshtë e merr me vehte
Ah si ata syte e bukur të tu
Mbyllur si pajë nusesh në sepete…
M.L
