Maksi Luçi:Horizonte


Horizonte
Aty ku dielli puth nje mal dhe nje cope det ashtu kalimthi
Hedhur rrezet tinezare ne tenden fytyre ashtu si nje i dashuruar rishtas
Dhe ti sheh me kesheri …rrekellyer nje gode me rreze qe te ngrohin
Shpirtin e uritur per drite dhe ngrohtesi..ah shpirtin tend
Dhe mitren per te mos ngelur shterpe..fjete nje nate me diellin
Qe te lindesh diej te vegjel qe rriten brenda teje…
Dhe puthen me copa horizontesh..malluar si ne…
Qe mezi presim te gdhije nje dite e re me agimin mbarsur
Ah sa here te desha ne endrrat e mia te vije si hena…
Ne horizontet qe me duken te zymta pa ty….
Me laj me uje te argjendte qe te dal mengjeseve si dhenderr
Veshur me argjendin e henes..me arin e diellit dhe freskuar buzet
Me vesen e mengjesit..pikela ujore qe zberthejne ne fluoreshence..
Rrezet e drites qe te dy e deshem aq shume…
Mbi endrrat tona ku peshohen e bien ngadale bashke me rrezet
Ne kete horizont …intim…qe e sheh diellin larguar dhe lene
Binjakun e tij rrezeshume mbi kete det te kalter qe perkund me vale….