Në çatinë e drunjtë
Të rreshkur nga koha
Me strehëzat që pikojnë
Ra dëbora e parë
Sapo jashtë filloi lloha
Degët e pemëve pikëla lotojnë
Filloi jashtë i ftohti acar…
Afër të ngrohtit oxhak
Ndezur në shpirtin tim
Botën e ngrohtë nis të hap
Nuk kam frik nga asnjë thëllim…
Veriu i ftohtē le të fryje
Copëza dëbore të përplasë mbi xham
Por në shpirtin tim nuk mund të hyjë
Se bir i furtunës
Dhe i sqotës jam…
