Maksi Luçi:Poeti


Poetin varroseni

Në liqen të qetë

Me ca alga zbukurojeni

Aty mbi ujë ku hije

Bëjnë retë

I bëni kurorë

Me ca vargje poezie

Dhe ja lini jasht

Njërën dorë

Që të shkruajë për ju

O njerëz të mirë

Aty i tretur nën qiellin blu

E lini një bilbil mali

Për të të këndojë

Me cicërima melodije

Një vesh poeti ta dëgjojë

Atje tek këndon mbi korije

E me shpirt poeti

Në varg të lotojë….

M.L

About Post Author