Nderron jete nje nga kontributoret e viteve 60-te ne qytetin e Lushnjes mesuesi, sportisti dhe muzikanti qe bashke me Vace Zelen me kitare prezantuan kenget me te bukura ne qindra koncerte ne treven e myzeqese deri ne takimet kombetare ku jane vleresuar edhe me cmim te pare.
Niko Deda
[ 1935 – 2022 ]
Fizarmonicisti qe coi Vace Zelen drejt rruges se Triumfit
NIKO KOÇO DEDA- Nё vitin 1958 Niko Deda emёrohet mёsues i lёndёs sё Matematikё-Fizikёs nё gjimnazin ”20 Tetori” tё qytetit tё Lushnjёs njё personazh qё kishte prirje e aftёsi qё do t’i shfaqte nё shumё drejtime e kёshtu e shohim tё aktivizohet me ekipin e futbollit si dhe tё shfaqte talentin e tij nё fushёn e artit qё do tё rezultonte shume i suksesshёm nё lёvizjen kulturore artistike tё qytetit. Lindi nё Tirane ne vitin 1935 nga njё familje atdhetarёsh, babai i tij doktor Koco Deda njё intelektual i shquar nga Buali i Pёrmetit kishte mbaruar universitetin nё Athinё pёr mjekёsi dhe ishte shume i njohur nё rrethin e Durrёsit. Kjo e kishte mundёsuar Nikon qё tё merrte formim tё gjithanshёm intelektual ku edhe do tё shquhej si student me rezultate tё shkёlqyera nё Fakultetin e Matematikё-Fizikёs dhe kёto dhunti ai do t’i pasqyronte nё gjithё veprimtarinё e jetёs sё tij. Pasioni qё kishte pёr artin e afroi pranё shtёpisё sё kulturёs, por edhe nё ambientet e qytetit ku gjeti dhe mblodhi rreth vetes njerёz tё apasionuar qё do ta ndihmonin pёr t’i dhёnё njё shtytje tё mёtejshme lёvizjes artistike nё pёrgjithёsi dhe asaj muzikore nё veçanti. Do tё grumbullonte rreth vehtes ata tё paktё instrumentistё e do tё shoqёronte me fizarmonikё kёngёtarёt Vaçe Zela, Flora Mebelli, Liljana Pazari, Liri Llazo, Vide Puka, Athina Voglin, Petraq Dhimitri, Aneta Gjermeni etj. Nё krijimin e estradёs profesioniste Nikon do ta shohim tё jetё teper aktiv e nё ndihmё tё regjizorit tё talentuar Tahsin Demiraj sёbashku arritёn mё shumё punё tё formonin trupёn e estradёs profesioniste. Rreth viteve 1957 nё Shqipёri ishin krijuar trupat e para profesioniste tё estradave si nё Tiranё, Vlorё, Fier, Shkodёr etj, e nё kёtё kohё lёvizja amatore nё Lushnjё kishte tё formuar tashmё njё estradё amatore qё shquhej pёr elemente tё talentuar dhe me insistimin edhe tё intelektualёve dashamirёs qё ishin nё organet drejtuese nёe kёtё kohё u kёrkua me ngulm pranё Ministrisё sё Arsimit dhe tё Kulturёs e shumё shpejt u mundёsua qё tё miratohej estrada profesioniste e cila filloi tё funksionojё nё muajin prill tё vitit 1962 me vёnien nё skenё tё premierёs sё parё ”Do tё shihemi pёrsёri” nga regjizori Tahsin Demiraj dhe i pari regjizor nё rrugёtimin e estradёs profesioniste tё Lushnjёs i cili sёbashku me Niko Dedёn do tё mbeten figurat kryesore nё historinё e themelimit tё estrades. Niko do tё ishte dirigjenti i parё i kёsaj orkestre dhe qё ka meritёn e realizimit me sukses tё ketij formacioni muzikor tё estradёs, e cila pёrballoi me sukses materialet muzikore tё ndёrthurura me komponentёt e tjerё tё shfaqjes qё rezultoi se Lushnja e meritonte trupёn e estradёs profesioniste dhe qё ajo pёr shumё vite do tё rradhitej me trupat me tё mira nё tё gjitha konkurimet qё do tё vinin nё vitet e mёvonёshme. Niko Deda do tё krijonte portretin e tij individual si dirigjent i orkestrёs, fizarmonicist e kompozitor qё do ta bёnte atё ndёr njerёzit mё tё dashur e tё respektuar nga populli i Lushnjёs pёr tё cilёn kujtohet edhe nё ditёt e sotme. Kur interpretonte nё skenё apo edhe nё ambiente jashtё saj ishte virtuoz nё fizarmonike dhe ishte mjaft i pёrgatitur teknikisht, njihte literaturёn muzikore falё edhe kulturёs qё kishte tё trasheguar nga origjina e familjes. Filluan tё organizoheshin e tё jepnin shfaqje nё fshatra tё ndryshme, nё reparte ushtarake, fushata tё korrjeve e shirrjeve, nё inagurimet e veprave bonifikuese e nё festat jubilare. Ai zotёronte njё repertor qё i mahniste spektatorёt, ku shpesh herё do ta shohim tё luajё me pasion pjesё solistike si ”Sambo Masquito”, ”Marshi Turk”, ”Valle Hungareze”, ”Karnavalet e Venecias”,[ishte koha kur luhej repertor muzikor nga kompozitorё tё huaj italiane, spanjolle etj . Bashkёpunimi me Vaçen do tё vazhdonte deri nё momentin qё ajo largohet nga Lushnja rreth vitit 1961 ku ajo filloi studimet pёr dramё dhe njёkohёsisht tё aktivizohej me trupat artistike nё kryeqytet[tashmё emri Vaçe qarkullonte nё gjithё Shqipёrinё], ku pati njё sukses tё jashtёzakonshёm e mё vonё do tё mbetej pёrfundimisht kёngёtare nё kryeqytet ku do tё fillonte tё kёndonte fillimisht si amatore nё estradёn e Shtetit mё vonё si kёngёtare profesioniste nё estradёn e Ushtarit e mё vonё nё Ansamblin Shtetёror tё Kёngёve e Valleve Popullore. Nё kujtimet pёr Vaçe Zelen botuar nё gazetёn ”Hapёsire Mendimi” mё 6 shtator 2000 Kristaq Billo, ish nxёnёs i profesor Niko Dedёs shkruan pёr Vaçen…. vetёm ata qё e kanё dёgjuar atё sidomos nё vitet 1958, 59, 60 e kanё shijuar kёtё kёnaqёsi artistike aq sa ajo ringjallet sikur tё ishte sot. Nuk mund tё harrohet Vaçja kur kёndoi pёr herё tё parё nё sallёn e kinemasё sё qytetit kёngёn e bukur Kubaneze ”Mala negre”[ Eja negre]. Orkestra ishte vendosur nё njё sfond qё improvizonte hijen e njё degё tё madhe palme, kurse Vacja me fustan e shallin e gjatё tё zi hyri nё skenё befas duke kёnduar……Tё gjithё spektatorёt mbajtёn frymen e tё mahnitur shijonin kёtё mrekulli…. Nuk ishte e lehtё tё punojё nё sektorin e artit pёr mentalitetin e kohёs qё mbizotёronte nё atё kohё, por do tё ishte ky brez qё do tё pёrqafonte shumё shpejtё zhvillimet nё mёnyrёn e organizimit tё brigadave kulturore, mbrёmjeve muzikore sidomos me tё rinjte, ku pothuajse natё pёr natё kёndonin me kitarё nё ambiente tё hapura e nё kёtё kohё funksiononte edhe njё orkestёr nё lulishten e qytetit ku luheshin kёngё nga mё tё bukura shqiptare, por edhe tё repertorit tё kёngёve tё huaja ku tё rinjtё kёndonin e vallёzonin nёn tingujt e larmishёm tё kёngёve e valleve popullore, tё valseve e tangove tё bukura duke krijuar njё atmosferё tё gёzueshme me tingujt e kitarёs sё Gjosho Vasisё e tё Ibrahim Gashit, trombёs sё Franc Palit,bateristit Gёzim Peshkёpia qё jetonin nё kёtё kohё nё Lushnjё pёr arsye tё ndryshme]. Niko Deda do tё vazhdonte tё punonte me pasion krahas shoqes sё tij tё jetёs Beatriçes edhe kjo njё mёsuese e nderuar e qё sёbashku do tё aktivizoheshin me lёvizjen amatore, çifti Deda do tё luante sё bashku me trupёn amatore tё teatrit pranё shtёpisё sё kulturёs nё dramёn ”Dasёm nё luftё” tё Minush Jeros dhe ”Djali plangёprishёs” vёnё nё skenё nga regizori Tahsin Demiraj. Fizarmoniçisti Deda ka meritёn e drejtimit tё orkestrёs sё parё tё estradёs profesioniste, por edhe meriten e prezantimit tё kёngёtares Vaçe Zela nё momente kulmore e tё rёndёsishme qё ndikuan nё hapjen e rrugёs pёr tё perfomuar karrierёn e saj artistike e siç do ta shohim gjatё jetёs sё saj ajo do tё kurorёzohet si ”Perёndeshё e kёngёs sё muzikёs shqiptare”. Ja si do ta pёrshkruante njё tjetёr arritje tё Vaçes nё ato vite profesor Niko Deda e qё do tё rezultonte e suksesёshme nё Festivalin Folklorik tё Kёngёs Popullore nё Tirane ……u paraqitem unё me fizarmonikё dhe Vaçja me kitarё me kёngёn ”Ç’ёshtё ai qё qan nё odё” dhe gjatё interpretimit tё kёngёs kryetari i jurisё kompozitori Tish Daija mbeti i mahnitur, publiku vazhdonte me hovacione edhe pas mbarimit tё kёngёs nuk pushonte sё duartrokituri e kёrkonte me ngulm qё tё dilte pёrsёri nё skenё e tё kёndonte serenatёn spanjolle e kёngё tё tjera e megjithёse nuk lejohej asnjё kёngё jashtё konkurimit nёn presionin e vazhdueshёm tё publikut Vaçja hyri nё skenё e me kёngёt mё tё bukura tё repertorit tё saj shkёlqeu me interpretimin origjinal tё kёngёve. kjo krijoi vёshtirёsi pёr ata qё do tё konkuronin mё mbrapa tё cilёt u tёrhoqёn nga gara dhe natyrisht pas daljes nё skenё tё kёsaj kёngёtareje qё i mahniti tё gjithё, konkurimi nuk kishte me kuptim tё vazhdonte e kёshtu, Vacja vlerёsohet me çmim tё parё. Nё fushёn e krijimtarisё muzikore Niko Deda ka kompozuar mjaft kёngё tё bukura qё janё kёnduar nga kёngёtarёt e estradёs si edhe nga tё rinjtё e gjimnazit ku ai jepte mёsim, tё tilla ishin kёnga ”Lum ti mёsuese”, ”Tё tё them je lule”, ”Folme me kёngё” ku Vaçja ishte edhe autore e tekstit, ”Tё duam Lushnjё”, ”Rrugё e fshatit tone”, ”Vjeleses kooperativiste” etj. Ai luante mjaft bukur jo vetem nё fizarmonikё, por edhe nё piano dhe suksesin e tij do ta vazhdonte me drejtimin e orkestrёs nё premierat qё shfaqeshin me sukses ku shquhej materiali muzikor interpretuar nga orkestra dhe kёngёtaret me kompozime tё kёngёve me motive popullore myzeqare si ”Hidhe vallen myzeqare”, ”Vajza myzeqare” etj, si dhe do tё pёrpunonte e orkestronte materialet muzikore tё cilat zinin vend tё konsiderueshёm nё shfaqje e qё do tё pёlqeheshin nga publiku.
Njё nga arritjet nё krijimtarinё muzikore tё Niko Dedёs ёshtё njё kengё masash e titulluar ”Fushata” me tekst tё Shefqet Karajit, i cili ishte edhe autor i shumё teksteve tё kёngёve dhe kjo kёngё ёshtё kёnduar nga kori i Teatrit tё Operas e Baletit dhe u vlerёsua me cmimin e tretё nё festivalin qё u organizua nё Tiranё pёr krijimtarinё e kёngёve korale, njё aktivitet ky mjaft i rёndёsishёm pёr kohёn, ku merrnin pjesё kompozitorёt mё tё mirё tё vendit. Nё formacionin e orkestrёs sё estradёs amatore Niko ishte dirigjent, por njekohesisht luante edhe nё fizarmonikё sёbashku me instrumentistёt Dylber Zorba[fisarmonikё],Vasil Kaçi e Thanas
Gramatiko [klarinetё], Tahir Beqiri[violinё], Franc Pali e Huso Demi[trombё], Dajlan Begolli[flaut], Hysen Hyseni Kiptiu[kontrabas] e Ramadan Tёrkuçi[bateri] etj, e qё herё pas here do ta rifreskonte me orkestrantё e kёngёtarё tё rinj tё cilёt kryenin shёrbimin ushtarak ose punonin si mesues Lushnjё. Kёngёtarёt qё do tё shquheshin nё ato vite ishin Liri Llazo, Milika Prifti, Vide Puka, Athina Vogli, Petraq Dhimitri, Adile Meçe etj, dhe nё pёrbёrje tё trupёs sё estradёs do tё korrnin sukses nё turnetё qё zhvilloi estrada e Lushnjёs nё qytete tё ndryshme tё vendit. Nё vitin 1964 Niko Deda do tё largohej pёrfundimisht nga Lushnja tё cilёn ai do ta konsideronte pёr gjithё jetёn si vendlindja e tij e dytё dhe qyteti mё i dashur i jetёs sё tij. Gjatё gjithё kohёs deri tani qё po flasim pёr tё, ka qenё njё kontribues i jashtёzakonshёm nё fushёn e arsimit, por edhe nё lёvizjen kulturore artistike nё qytetin e Shijakut ku me krijimtarinё e tij ёshtё vlerёsuar me çmime tё ndryshme nё festivale tё kёngёs pёr fёmijё dhe tё muzikёs sё lehtё. Ai ёshtё njё studiues i rregullt dhe ka botur shumё artikuj nё shtypin shqiptar, por ёshtё edhe autor i disa librave me karakter shkencor. Pёr shume vite do tё punonte si drejtor i gjimnazit ”16 Shtatori” nё qytetin e Shijakut, por edhe si kryeinspektor dhe pёrgjegjёs i seksionit tё kulturёs nё rrethin e Durresit deri sa doli nё pension ku jeton nё qytetin e Shijakut nё aktivitet tё vazhdueshёm duke pёrgatitur muzikantё tё rinj. Me vendim tё Kёshillit Bashkiak tё qytetit tё Shijakut mё datё 26 shkurt 2013 ёshtё shpallur ”Qytetar Nderi” i respektuar nga miq e dashamirёs tё shumtё tё artit e tё kulturёs.
