Mall-Donike Rrethej-


Donike Rrethej .

Ripostim.

Asht vonë ,nata sapo kah ra….

e gjithçka përdreq hesht kaq qetësisht.

Sa kam mall me t’folë ,sa mall kam me t’pa,

( po ti tesh te unë je vetëm shpirtërisht ).

Natë , e sonde ska as hanë….

as yje ,veç shi kaq i lagsht.

Malli jem qi endet diku n’botë matanë,

m’mungon kaq tmerrsisht kam nevojë me t’dasht.

E koha ecë tuj m’gjurmue mendimet….

e kjo orë kaq e mbrapsht kjo natë kaq e qetë.

Po shpirti jem asht tempest ,i trazuem,

sonde jeton kujtimet e pakta qi m’dhe n’kët jet.

Asht vonë e perdet vallëzojnë bashkë me erën,

përdreq sytë e mij humbin diku përjasht.

Nji energji prej nelt mbrenda zemrës m’hap derën,

( thue je ti si Ëngjëll qi vjen me m’dasht ?!).

Kjo natë ,kjo qetësi ,ky shi e kjo erë….

gjithçka qi sonde jeton qetësisht .

Sa kam mall me t’dasht ,sa kam mall me t’pa,

( po tesh prej kohët te unë je veç shpirtërisht ).

( N’kujtimin tand Amore ).