Mall i fëmijërisë-Ymrije Beqiri


MALL I FËMIJËRISË

Kam mall për fëmijërinë time

Për rininë time, mall të pashuar

Thellë futem në kujtime

Eh, ato s’kanë të përshkruar!…

Fëmijërinë e sotme e dua si atëherë

Rininë e sotme e dua gjithashtu

Me këta zemërohem shpeshherë

Fluturojnë dhe ecin kuturu!…

Dua të jem e re edhe pse vitet s’ma lejojnë

Unë i sfidoj vitet, edhe pse ato më ikin

Energjitë e mia me të rinjtë konkurrojnë

Kuturu s’i lë të ecin gjithandej!

Vërtet shpirt poeti unë kam

Dhe revolta s’më përshtatet fare

Por shpesh mund të më revoltojnë

Të rinjtë, që natyrën s’dinë ta shijojnë!

About Post Author