Mall për motrën:Nga Sheqere Sina


MALL PËR MOTRËN

Kam dy vjet që s’të kam takuar, Motër shpirte, mëlçia po më pikon, dhimbjen e nënës vetëm ti e shëron! Eja në shtëpinë e madhe të vemi Fjalët e zemrës asaj t’ia themi! Të bëhemi zogj, të fluturojmë Lule në varreza, asaj t’i çojmë! Me lotin tonë, varrin t’ia vadisim Dhe shpirtin me lule t’ia stolisim… Në shtëpinë e madhe të bisedojmë, Fotografitë e prindërve të përqafojmë… Mallin ta shuajmë me ujin e burimit. Aty të shijojmë pak çaste të gëzimit Në vatër të ulemi si motra përqafuar, Të kujtojmë dhimbjet që kemi kaluar. Hajde motër, se malli na ka errësuar, Dhe largësia sytë na i ka verbuar! Të kujtohet, motër në livadhe vraponim, Me lule të bukura, kurora formonim! Ne kaçurrela të vura një kordele të bukur, dhe më përqafove me krahët si flutur. Më pas ti si shqiponjë mali fluturove, Në Evropë ti folenë tënde ndërtove .

Autore:Sheqere Sina

About Post Author