Mall-Tyran Prizren Spahiu


Mendimet me shpiejne larg, tek autoret boteror,

ne vitet e Rilindjes e Gjenerates se Humbur,

Frasheri, Asdreni, Vasko Pasha, De Rada…

Fitzgerald, Pound, Ernesti ne ‘Dielli perseri lind’,

jane te Pavdekshmit,

Rilindasit e Humburit e viteve njezete

mbreteronin ne fushen e letersise boterore.

*

Vërtet, posa hapi syte mengjesin e hershem,

dora rreshkjet ne raft te vjeter,

shkronjat me magjepsine,

vlere qe komandon trurin tim,

ndjesia e te qenit gjalle fton poezite te shfletoj,

kurrsesi te ngopem, serish lexoj e rilexoj,

Zot i madh thua se jane opium,

me buzeqeshin, kraherorin me fuqizojne,

vartes jam, skllav, rob i shkronjave te pavdekshem.

*

Proza sfidon tere intelektin tim,

bisedojme, ngaterrohemi, emocionet shperthejme,

me fton ‘Gatsby’ ne dyluftim,

Malesori ne ‘Prapa kurre me!’ Rreshkitazi hyne ne trurin tim,

Mali ne ‘Vertet Ndodhi’ serish me kercenon!?

Mbremjeve ulemi ne tavolinen e rrumbullaket,

paqen e merituar firmosim.

*

Koken e kam te renduar, do doja te dorezohem,

me lejoni te iki, largohem nga shkronjat ShqipNje,

por, ‘Thjesht poet’ i te madhit Anastas Nika me shoqeron,

me vine pas poezite, qetesine e brishte me shembin,

besomeni, gjiganteve force nuk kam te kundervihem!!!

Tyran Prizren Spahiu

Vargje poetike

Gjurmet e perjetesise.