Mall!Donike Rrethej


MALL !

A ja ke shijue tharptinën lotit q’i bjen prej syve?
e rrëshket nëpër faqe, mbi buzë tuj u ndalë?!.
A e ke ndje dhimën kur t’bjen me grushte?
kur t’mbyt vetmija e des prej nji mall?!.

A e ke ndje zemrën kur t’rreh n’çmenduni?!
e kur don me folë ,po fjala nuk flet?!.
Sytë a i ke shikjue t’mbushun n’njomshti?
e buzën q’i dridhet n’heshtje bërtet?!.

A je ke ndje forcën buzëqeshjes?!
e shpirtit kur lazdron si i marrë ?!.
Zemrës dashninë a ja ke provue?!
e vetmisë skutat e errta q’i m’shehin nji mall?.

Se i ke ndje tana e tana i ke shijue …
se edhe dhimën mbi shpinë e ke mbart pa droje e vetminë,
Ske pse mos e pas forcën mbrenda tejet,
(se jeta ka lumtuni e dhimë ).