Mallë-Bukurie Buçpapaj


Bukurie Buçpapaj

MALLË

Seç fryn një fllad,

fllad pranvere,

aromën e luleve të bjeshkës më solli,

Vargjet zbresin mallshëm si ngahere,

Atje, mbi ato thepina shqipja ,shqip m’foli.

Fryn një erë , një erë e furishme stinore,

Këngën e bareshës mbi Dardanê lêshoi,iku,

Iku , vrapimthi mbi ato troje e mia arbënore,

Mbi ato kreshta legjendare ku armiku

gjeti mordjen , disfatën prore.

Zbret uji i Valbonës mbi vargje bukurane,

Bashkohet me drinin brigjeve ku u rrita,

Mrekullia e tetë , natyra

e atyre anëve.,

Aty ku lind dielli buzqeshun e agon dita.

Fierzës së dritës ku u ngrit diga,

Atij qyteti ku u linda e rrita shtatin,

Aty ku u linda jo veç unë, aty lindi drita,

Kundroj ato vende që kujtime flasin.

Qytet që ndriçonte gjithë Shqipërinë.

Fry moj erë fry merrma mallin , merrma ti,

Mbi oborrin ku luaja e kalova fëmirinë,

Bija jote të dërgon puthje malli ty.

Atje diku mbi një gurë buzëliqenit plak,

Të ma mburosësh mbi një gurë si amanet,

Zemra plaguar nga malli me lot e me gjak,

Kujtimet aty i kam e kurrë nuk do t’i tret.

Tropoja ime ne vargje flen e flet,

Ahishtave të shpirtit , ku dhimbja më mbet.

About Post Author