Malli i nënës!…Ndue Z. Ruçi


MALLI I NËNËS!…

Në cep t’oborrit, nëna prêt!…

Me syt’ drejt shtegut nga vjen udha.

Kjo zemra e nënës, ç’po më flet!.

Ky mall’ I nënës, djeg dhe burra!…

Dhe nëna, prêt e prêt në prag!…

Te hija e manit, me plot degë.

Të birin prêt që vjen nga larg,

Me zemren plasur, si një shegë!.

-Më fal o nënë, se u vonova!…

Më fal o nënë, se.., kisha punë!.

Kjo zemër nëne, nuk qortoka!.

Një zemër nëne, fal pa fund!.

Dhe nëna rrok, të mirin djalë!…

Nga mall’ I madh, ah, lot në sy…

Zemra e nënës, fal e fal!..

Dhe pse prej vitesh, prêt aty.

Ky mall’ I nënës, shemb dhe burra!…

Kjo zemër nëne, ç’po më flet!…

Më syt’ drejt shtegut nga shkon udha,

Nënokja ime, rri e pret.

***