Malli kacafytet me kohën-Halit Haliti


MALLI KACAFYTET ME KOHËN

Brënda mureve të shpirtit vetmia më tratozon

Librin e kujtimeve dua ta prek edhe njëher

Malli shemb thellësin e kozmosit

Vallë si mund ta heq…?

Kujtimet e prangosura po i ruaj në sirtarin e shpirtit

E di…kam mëlçi të dobët dhe zemrën e thyer

Malli kacafytet me kohën

Ktheva kokën për ti parë dhe njëher ato dyer

Mbi pullazin e shtëpisë

bilbili këndon këngën e përmallimit

E unë mundohem ta rrotulloj tokën

Sonte kafshoj dhimbjen e trishtimit

vetëm hëna thot me ty jam.