.” Malli më ka marrë dhe Unë për Ty shkruaj sot…!!!”
….Kam kohë që nuk po gjej ritmin për të shkruar për Ty, kjo për shkak të boshllëkut, që le në shpirtin tim me ikjen tënde larg, shumë larg meje.
Për mua ishe si ajo vetëtima në mes të stuhisë, që nis papritmas, nuk e di, kur do te vish, nuk e di a do ta marr veten nga boshllëku që le mes ne të dyve.
Eci kuturu në rrugicat e lagjes tonë dhe kudo ndjej aromën e parfumit, që kishe Ti në takimet tona, atë aromë vetëm Unë e ndjej. Kishe shumë dritë në sytë e tu aq të ëmbël.
Tani vetëm për mallin që kam për Ty po i hedh këto rrjeshta “mjerane”.
Ndoshta një ditë të bukur do të takohemi përsëri, jam i sigurtë që kur të vije ajo ditë e bekuar, do më buzëqeshësh dhe do më përqafosh fort për të plotësuar këtë boshllëk, që më ke lënë pas.
Të jesh e sigurtë që të dy do të bëjmë të ndihemi sa më të gjallë besoj do tja kalojmë bukur, por përsëri do të ndahemi bashkë,
Ne nuk i takojmë më njëri tjetrit, kur kishim mundësinë nuk kishim “mëndësitë”.
Pas takimit të fundit të premtoj se nuk do të të shqetësoj më.
Jo çdo gjë, nuk mund të kthehet më si më parë.
U bë kohë e gjatë që pres aq sa më duket sikur dielli nuk ndriçon më si më parë, e ka humbur atë rrezatim të praruar, Hëna nuk del më e plotë dhe yjet janë veshur me një mjegull nuk e kanë më atë shkëlqimin e dikurshëm në netët tona magjike.
Ne të dy mikja ime ishim dhe jemi veç dy udhëtarë në një stacion të përbashkët me destinacione të ndryshme
Më mungon besoj se edhe Ty të merr malli për mua, atëherë hidh për rreth shikimin tënd të bukur si përherë dhe aty do më gjesh edhe mua. E mban mënd si qeshnim të dy në takimin tonë të parë atë buzëqeshje do të të rikthej përsëri Ty.
Në qytetin tonë në baçet me lule, trëndafilat kanë lëshuar aromën e tyre, koha po hapet dhe shiu i rrëmbyeshëm si në takimin e parë ka pushuar.
…..Të pres mikja ime, deri sa të vish përsëri, kujdesu për veten tënde, të dua si përherë aq shumë mikja ime.
Të pres me mall të vish…..!!!
Pirro Minella Millona
