Blerta Basha
MALLI PËR NËNËN !
Ah, sa më ka marrë malli oj nënë,
Për zërin dhe heshtjen tënde kaq ditë,
Mbledhur me rrobat e tua në shtrat,
Që mbajnë oj nënë aromën tënde, shpirt.
Më vjen e vetme çdo natë në ëndërr,
Me ledhaton me dorë si dikur, fëmijë,
Psherëtimat heshtin nëna ime,
Në mëngjes, pa ty unë ngrij.
Si nuk ma le një natë lotin mbi faqe,
Ma fshin me lotin tënd të tharë,
Pengjet e mi se vuaje, e s’u kënaqe,
Nënë, m’i thaj lotët e mi mbi varr.